Dy blerjet e reja gjatë merkatos së janarit, Gëzim Krasniqi dhe Bujamin Asani kanë debutuar me fitore te skuadra e Rabotniçkit, që sot në Veles mundi Borecin me rezultatin 0:3, njofton “infOSport.mk”.
Ishte kjo ndeshja e parë kontrolluese për “romantikët”, në të cilën me gol debutoi Nikola Sharkoski, që këtë janar gjithashtu erdhi te Rabotniçki. Një gol tjetër realizoi futbollist i rikthyer, Bojan Miovski, teksa në listën e golashënuesve u regjistrua edhe Mario Stankovski.
Rabotniçki me 23 janar udhëton për në Antalia të Turqisë, ku ka caktuar edhe 4 ndeshje tjera miqësore me skuadra si, Gabala (24 janar), Keshla (26 janar), Dinamo Sent Petersburg (29 janar), Mariupol (31 janar).