Ashtu siç nisi gjysëmsezoni i parë në elitën e futsalit vendor, ashtu me shumë gjasa do të nis edhe gjysëmsezoni i dytë, njofton “infOSport.mk”.
Para fillimit të sezonit aktual ishte skuadra e Hedisit, ajo që u tërhoq nga garat për shkak problemeve me financat, ndërsa tani për shkak problemeve të njëjta po tërhiqet edhe skuadra e dytë, KMF Kratovo.
Një gjë të tillë këta të fundit kanë bërë të ditur përmes faqes së tyre zyrtare në “facebook”, ku kanë potencuar se pikërisht mungesa e financave ka bërë që ata të marrin një vendim të këtillë.
Ata gjatë ditës së sotme duhet të zhvillojnë ndeshjen e 1/8 së finales së Kupës kundër ekipit të Crna Rekës në transfertën në Kavadar, ku me shumë gjasa nuk do të udhëtojnë fare.
Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i FFM-së, nëse ky insitucion përgjegjës do ju heq pikët e fituara skuadrave të Ligës së Parë që kishin mundur ekipin e Kratovës. Në rast se ndodh një gjë e tillë, që realisht duhet ndodhur, atëherë kjo favorizon tej mase Futsal Shkupin, që sërish do sheh veten në vetëm -3 pikë ndaj liderit aktual, Velesit dhe me gjasa reale për të mbrojtur titullin e kampionit të fituar sezonin e kaluar.