Xhufo shënon, por nuk mjafton që Flamurtari të fiton (VIDEO)

Flamurtari ka pësuar disfatë në ndeshjen e fundit kontrolluese që e zhvilloi në Antalia të Turqisë, ku edhe zhvilloi fazën kryesore para startit të stinorit pranveror në elitën e futbollit shqiptarë, njofton “infOSport.mk”.

Kundërshtarë i skuadrës vlonjate ishte skuadra polake e Pogon, që në fund ia doli të ngadhnjejë ndaj Flamurtarit me reuzltatin 1:2.

Të tre golat e këtij takimi u shënuan në 7 minutat e fundit të takimit, me Flamurtarin që avansoi i pari në këtë takim, falë saktësisë të brazilianit Viktor Nildo Xhufo nga pika e bardhë. Ish futbollisti i Shkëndijës në ato momente kaloi në epërsi Flamurtarin, skuadër kjo e cila megjithatë nuk arriti që të ruajë këtë epërsi, pasi vetëm dy minuta më pas polakët e Pogon barazuan rezultatin me anë të Kamil Drygas (85’).

Për fitoren e Pogon në këtë ndeshje u përkujdes Lasha Dvall, me golin e realizuar në minutën e 88-të, kur shënoi drejtpërdrejtë nga rivënia e këndit.

Në tre miqësore të zhvilluara deri më tani në Antalia në kuadër të fazës përgatitore, vlonjtatët kanë pësuar humbje në dy ndeshje, ndaj Erzurumspor 1:0 dhe Pogon 2:1, ndërsa kanë barazuar ndaj Atyrau.

Formacionet e para të Pogon dhe Flamurtarit:

 

Pogoń Szczecin: Załuska – Rapa, Fojut, Dvali, Nunes – Drygas, Hołota, Kort, Delev, Frączczak – Buksa
Flamurtari Vlorë: Nurkoviç – Musta, POLLOZHANI, Bicaj, SILJANOVSKI – USEINI, Sidibe, GAFURI – MURAEM, NEDJELKOVIÇ Bushiç

Leave a Reply