Sevilja ndaj Espanjollit regjistroi fitoren №1000 në La Liga (VIDEO)

Skuadra e Seviljës ka shënuar fitore 3:0 në transfertën ndaj Espanjollit në kuadër të javës së 20-të në La Liga, njofton “infOSport.mk”.

Para 19 607 shikuesve në Barcelonë, Franko Vaskez me golin e shënuar në minutën e 15-të paralajmëroi fitoren e andaluzianëve, të cilët dyfishuan rezultatin me golin e realizuar në minutën e 34-të me anë të Pablo Sarabia.

Vulë fitores së skuadrës së trajnerit Montella i dha Luis Muriel, me golin e realizuar në minutën e 90-të.

Ndryshe ishte kjo fitorja №1000 në La Liga për Seviljën në historikun e kampionatit spanjoll. Me këtë fitore Sevilja arriti në kuotën e 32 pikëve, duke u barazuar në këtë mënyrë me Realin e Madridit në pozitën e katërt, ndërkohë në anën tjetër Espanjolli mbeti në pozitën e 14-të në kuotën e 24 pikëve.

Leave a Reply