Rabotniçki gjatë ditës së sotme ka njoftuar edhe për përforcimin e 5-të gjatë afatit kalimtar të dimrit. Bëhet fjalë për ish sulmuesin e Vardarit, Petar Petkovski, i cili me “romantikët” ka nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë.
Bëhet fjalë për një futbollist 21-vjeçar që ka dalë nga shkolla e Vardarit, duke arritur madje edhe deri në ekipin e parë, pjesë e së cilës ishte për tre vite me rradhë. Megjithatë minutazhi i vogël dhe konkurrenca e madhe te skuadra kampione e Maqedonisë, bënë që Petkovski të mendoj largimin, duke vendosur që të transferohet tek fqinjët e Rabotniçkit.
Petkovski gjatë sezonit aktual me Vardarin luajti vetëm 3 ndeshje kampionale dhe një në kuadër të ndeshjeve në grupe të Liga Europa.
Ndryshe me Vardarin, Petkovski numëron gjithsej 45 ndeshje, duke realizuar edhe 4 gola.