Lee Fancourt, i cili mban rekordin si çiklisti më i shpejtë në botë në garën prej 6900 km përmes Europës është ndarë nga jeta në moshën e 40-vjeçare. Vdekja e tij është cilësuar si një “ngjarje shokuese” në komunitetin e çiklistëve.
Fancourt, nga Gloucester i Anglisë theu rekordin e shpejtësisë në sfidën përreth Europës, në të cilën përshkruhen 12 shtete të ndryshme. Ai vendosi rekordin në 21 ditë, 14 orë dhe 29 minuta, duke zhvilluar 160 km e fundit me një brinjë të krisur.