Përforcimi më i ri i Barcelonës, Filipe Kutinjo mund të debutojë me fanellën e Barcelonës që të enjten në ndeshjen e kthimit të ¼ së finales të Kupës së Mbretit kundër Espanjollit, ka zbuluar trajneri i skuadrës “katalunase”, Ernesto Valverde.
Kutinjo erdhi në “Kamp Nou” nga rradhët e Liverpullit gjatë kësaj merkatoje, edhe atë për një shumë rekord prej 412 milion sterlina, mirëpo deri në këto momente ai nuk mund të luante për shkak të një dëmtimi në kofshë.
Braziliani me siguri se nuk do të jetë në kombinim për ndeshjen e nesërme kampionale kundër Betisit, mirëpo rikuperimi i tij po shkon aq mirë, sa që mendohet që ai kundër rivalëve lokal të Espanjollit mund ti regjistrojë minutat e para me fanellën e skuadrës së tij të re.
Gjatë ditës së sotme Kutinjo për herë të parë u stërvit në grup bashkë edhe me pjesën tjetër të skuadrës, ku edhe u takua me të gjithë bashkëlojtarët e tij të ri. Rikujtojmë Barcelona në ndeshjen e së enjtes do të duhet që të përmbys fitoren minimale të Espanjollit nga ndeshja e parë.