Veterani në rradhët e Juventusit, Andrea Barzalji ka zbuluar se ka pasur bisedime për vazhdimin e kontratës së tij me klubin “bardhezi”.
Kontrata e tij aktuale skadon në fund të qershorit të këtij viti.
“Para disa ditëve kemi biseduar në këtë drejtim dhe shpresoj se shumë shpejtë do të vazhdojmë bashkëpunimin” – ka thënë mbrojtësi italian për “Sky Sport Italia”, përcjellë “infOSport.mk”.
Plani për kontratën e re është që ajo të zgjatet edhe për 12 muaj, kur Barzalji ditëlindjen e tij të 38-të do ta festonte me fanellën e “Zonjës së Vjetër”.
“Ende nuk kemi nënshkruar asgjë, mirëpo jemi në fazë të avansuar. Të dyja palët dëshirojmë që të ndodh një gjë e tillë” – kishte shtuar Barzalji.
Mbrojtësi italian pjesë e Juves është që nga janari i vitit 2011-të, kur kishte ardhur nga rradhët e Volfsburgut.