Largimet e fundit nga rradhët e Vardarit kanë shtyrë drejtuesit e kësaj skuadre për të menduar edhe rreth afrimeve të reja, që do kishin zëvendësuar futbollistët e larguar së fundmi, Boban Nikolov dhe Besir Demiri.
Ishin këto dy emra të rëndësishëm te skuadra kampione e Maqedonisë, që sipas burimeve të “infOSport.mk” është duke ndjekur për së afërmi dyshen e Mariborit, Denis Shme dhe Rok Kidriç.
Bëhet fjalë për dy futbollistë mjaft cilësor, të cilët Vardarit ua ka propozuar menaxheri shqiptarë nga Kërçova, Luan Dauti. Denis Shme luan në pozitën e qendërmbrojtësit, dhe i njëjti shihet si zëvendësim për Visar Musliun, i cili është shumë pranë largimit nga skuadra shkupjane. Ai nuk kishte udhëtuar fare me ekipin drejt Antalias, ndërsa e gjithë kjo shton edhe më shumë zërat për largimin e tij, që me siguri se do të sjellë shumë zbraztira në repartin e mbrojtjes.
Megjithatë për të mos ndodhur një gjë e tillë, ata po përcjellin me vëmendje situatën rreth 23-vjeçarit slloven, i cili tashmë është nën mbikqyrje të agjentit të tij shqiptarë, Luan Dauti, i cili gjithashtu ka në pronësi edhe sulmuesin 22-vjeçar Kidriç. Edhe ky i fundit është një futbollist i Mariborit, por që vazhdimisht huazohet nëpër skuadra më të vogla sllovene.
Mbetet të shihet nëse trajneri Çedomir Janevski do të jap dritën jeshile për angazhimin e tyre dhe futjen në bisedime mes palëve për të gjetur një gjuhë të përbashkët. Oferta dhe video inçizimet nga ana e agjentit shqiptarë veçmë u janë dorëzuar drejtuesve “kuq e zi”, të cilët brenda këtyre ditëve pritet të kthejnë përgjigje.