Ndeshja midis Evertonit dhe Uest Bromuiç Albionit kishte edhe një episod shumë të rëndë, ku si pasojë futbollisti vendas, Xhejms MkKarti pësoi një frakturë të rëndë në këmbën e tij të djathtë.
Gjithçka ndodhi në minutën e 59-të, kur Salomon Rondon i Uest Bromuiç Albion në tentativë për t’i hequr topin nga këmbët Xhejms MkKartit, e goditi pak mbi kavilje, duke ia thyer këmbën.
Ishte ky një rast i trishtueshëm, pas të cilit vetë Rondon shpërtheu në lotë pas asaj që shihte para syve të tij, duke thirrur mjekët, por goditja e tij u tregua fatale për futbollistin e Irlandës së Veriut, të cilin e pret një pauzë më e gjatë nga fushat e futbollit. Ndryshe ndeshja midis Evertonit dhe Uest Bromuiç Albionit, në fund u mbyll me barazimin 1:1.