Mesfushori i Bajernit të Munihut, Joshua Kimih ka fituar një çmim shumë të rëndësishëm, që do i shërbejë në karrierën e tij në vijim. Talenti 22-vjeçar është shpallur si futbollisti më i mirë i Kombëtares gjermane për vitin 2017-të.
Kimih tuboi plotë 45.3% të votave, duke lënë pas vetes Julian Drakslerin e PSZH-së me 37,8% të votave dhe portierin e Barcelonës, Mark Andre ter Shtegen, që kishte tubuar vetëm 4,7%, nga gjithsej 52 761 persona që kishin votuar në këtë anketë.
Gjatë vitit 2017-të, Kimih kishte zhvilluar gjithsej 12 ndeshje me fanellën e Kombëtares gjermane, duke regjistruar edhe dy gola dhe 10 asistime.
Me ndihmën e tij Gjermania arriti që të fitoj Kupën e Konfederatave në Rusi, ndërsa gjithashtu ndihmoi skuadrën që pa shumë probleme të siguroj një vend për në Botërorin e këtij viti.