Sergi Roberto vazhdon me Barcelonën, por blindohet me 500 mln euro!

Sergi Roberto ka rinovuar kontratën e tij me Barcelonën. Kjo u njoftua nga vetë klubi katalanas përmes një deklaratë këtë mëngjes. “Canterano” do të lidhet me klubin katalanas deri në vitin 2022 dhe do të ketë një klauzolë përfundimi të kontratës prej 500 milionë eurosh.

Rinovimi i Sergi Robertos ndjek atë të Gerard Piqué, i cili dje u bë zyrtar. Në të dyja rastet, lojtarët regjistrohen deri në vitin 2022, me një klauzolë largimi prej 500 milionësh, që duhet të paguajnë për ta klubet e tjera të interesuara.

Leave a Reply