Për të arritur qëllimin, njeriu jep gjithçka nga vetja, pavarësisht kushteve dhe rrethanave në të cilën ndodhet. Dëshmia më e mirë është video materiali që shihni më poshtë, ku shihet se në çfarë kushte ka ndodhur që të stërvitet ndonjëherë, njëri prej futbollistëve më të mëdhenj që njeh Bota e Futbollit, Diego Armando Maradona.
Vërtetë një video shumë impresionuese, që duhet shikuar çdo i ri që merret me futboll, pasi për të arritur majat në këtë sport, duhet shumë mund, punë dhe vetëm punë, pavarësisht ndonjëherë edhe kushteve që të ofrohen.
Video materiali që shihni është i vitit 1992 kur Maradona stërvitej individualisht nën vëzhgimin e presidentit të Boka Xhuniors, Antonio Alegre dhe trajnerit të tij fizik, Havier Valdekantos.
Gjithashtu në këtë video shihet edhe bashkëshortja e tij, Klaudia dhe vajza, Dalma, ndërsa gjithashtu në afërsi të vendit ku legjenda e futbollit Botëror po kryente stërvitjet, shihej edhe një bagëti lopësh që po kullosnin aty afër.
Këto pamje nuk i kishim parë asnjëherë më parë, mirëpo përmes tyre mund të mësojnë shumë futbollistë të rinj, përfshirë këtu edhe talentët tanë shqiptarë, që për fat të keq në disa vende kanë thuajse të njëjta kushte si të Diego Armando Maradonas në rastin konkret.
Megjithatë kjo video, pa dyshim se do të stimuloj ata që të punojnë edhe më shumë dhe të kenë pikë synim sukseset e futbollistit argjentinas, që e njeh e gjithë Bota.