Blerja më e shtrenjtë e Paris Sen Zhermenit dhe e gjithë futbollit, Nejmar është treguar shumë egoist në ndeshjen ndaj Dizhonit që parizienët e fituan me rezultat 8:0.
Edison Kavani në këtë përballje barazoi rekordin e Zlatan Ibrahimoviçit me 156 finalizime, si golashënuesi më i mirë në historinë e klubit dhe skuadra e Unai Emeri fitoi 11 metërsh kur rezukltati ishte 7:0, ndërsa tifozët në “Park De Princ” brohoritën emrin e uruguajanit sepse ishte një mundësi për ta thyer këtë rekord. Mirëpo topin e mori Nejmar, i cili realizoi golin e tetë dhe të katërtin personal në atë sfidë.
Sipas gazetës “L’Ekip”, Nejmar është vërshëllyer nga tifozët në stadium pasi u tregua egoist dhe nuk ia la penalltinë Kavanit. Madje ai nuk iu bashkua skuadrës gjatë festës, duke marrë topin për t’u larguar i vetëm nga fusha e blertë.