Java e 19-të në Bundesligë, nisi me barazim. Herta e Berlinit dhe Borusia Dortmundi barazuan 1:1, ndërsa që të dyja skuadrat shumë lehtë mund të ndodhte që të merrnin fitoren.
Vendasit avansuan me një gol të shënuar në fillimin e pjesës së dytë nga ana e Dejvid Zelke, teksa golin e barazimit për Dortmundin në këtë ndeshje e gjeti Shinxhi Kagava. Fare në fund skuadra mysafire u dëmtua nga ana e arbitrit kryesor, duke mos akorduar një penalti evidente, kur rezervisti Jarmolenko u ndal në zonën e rreptësisë.
Me këtë barazim Dortmundi mbetet në pozitën e tretë me 30 pikë, po aq sa ka edhe Shalke në pozitën e katërt, teksa Herta me 25 pikë renditet në pozitën e 11-të.