Bersant Celina mund të transfrohet në Bundesligën gjermane. Një gjë të tillë pohojnë mediat angleze, sipas të cilave Verder Bremeni dëshiron të huazojë atë që në merkaton e janarit, duke pasur parasysh se midis Mançester Sitit dhe Ipsuiçit, ekziston një marrëveshjes, sipas së cilës futbollisti mund të lëviz edhe gjatë këtij afati kalimtarë.
Sulmuesi kosovar, kartonin e të cilit e posedojnë gjigandët e Mançester Sitit, aktualisht po luan te Ipsuiçi në formë huazimi, ndërsa pikërisht paraqitjet e shkëlqyeshme të Celinës në “Championship” kanë bërë që për shërbimet e tij të interesohet skuadra e njohur gjermane e Verder Bremenit.
Mirëpo nuk janë vetëm ata, pasi për Celinën interesohen edhe Torino dhe Espanjolli, që në kontinuitet po përcjellin progresin e tij që po bënë me petkun e skuadrës angleze të Ipsuiç.
Celina ka shënuar 8 gola për Ipsuiçin në gjithsej 27 ndeshje të këtij sezoni, 7 prej të cilëve i ka shënuar në 23 ndeshje kampionale. Ai te skuadra e “Championship” u huazua gjatë verës së vitit që lamë pas, ndërsa kontrata e tij me Mançester Sitin është valide deri me 30 qershor të vitit 2020.