Para nisjes për në Antali, FC Shkupi gati të shpërtheje me një super përforcim

FC Shkupi nga data 22 janar do të transferohet në Antalia të Turqisë, ndërsa burime të “infOSport.mk” bëjnë me dije se para nisjes për në tokën turke, drejtuesit e skuadrës nga Çairi tifozëve të tyre do ju ofrojnë edhe një super përforcim. Bëhet fjalë për një futbollistë që luan në krahët e sulmit, ndërsa pas vetes përveç eksperiencës së futbollin vendor, ka një eksperiencë bukur të mirë edhe në arenën ndërkombëtare.

Për shërbimet e tij janë të interesuara edhe disa skuadra nga jashtë, mirëpo si duket projekti i drejtuesve të rinj të skuadrës nga Çairi i ka lënë përshtypje dhe me shumë seriozitet është duke menduar rikthimin në futbollin tonë vendor.

Rikujtojmë FC Shkupi gjatë këtij afati kalimtarë transferoi Bllagoja Ljamçevskin dhe Bazhe Iilijoskin nga rradhët e Pelisterit, pastaj Rron Brojën e KF Trepça ’89, si dhe futbollistin e Shkëndijës, Stefan Vujçiç.

Leave a Reply