Portugezi Rikardo Kuarezma karrierën e tij do ta vazhdojë në Kinë, raportojnë mediat turke, të cilat megjithatë nuk bëjnë të ditur emrin e skuadrës së re. Sipas tyre Beshiktashi ka vendosur ta pranojë ofertën në vlerë prej 15 milion eurove, duke u ndarë në këtë mënyrë me një ndër futbollistët e saj më të mirë viteve të fundit, që pjesë e kampionëve në fuqi të Turqisë ishte që nga viti 2015-të.
Gjithnjë sipas mediave turke paga vjetore e Kuarezmas te skuadra e tij e re do të jetë 7 milion euro, ndërsa portugezi pritet të nënshkruajë kontratë dy vjeçare.
Rikujtojmë gjatë këtij afati kalimtarë të dimrit, Beshiktashi mbeti edhe pa shërbimet e Xhenk Tosun, i cili u transferua në rradhët e skuadrës angleze të Evertonit.