Paris Sen Zhermeni mbrëmë në kuadër të javës së 21-të në “Ligue 1” mundi Dizhonin me rezultatin 8:0, ndërsa gjysmën e golave në këtë përballje i realizoi braziliani, Nejmar.
Ai thjesht ishte i papërmbajtshëm për futbollistët mysafir, të cilët u turpëruan në shënimin e golit të tij të katërt, kur dribloi plotë 5 futbollistë, duke i ngjarë për një moment ish shokut të tij te Barcelona, Lionel Messi.