Skuadra e Paris Sen Zhermen zhvilloi edhe një tjetër super ndeshje gjatë këtij sezoni në elitën e futbollit francez. Skuadra parisiene demoloi Dizhonin me rezultatin 8:0 në ndeshjen e javës së 21-të. Të besuarit e trajnerit Unaj Emeri gjatë gjithë ndeshjes ishin superior dhe at thjesht po argëtoheshin në fushën e blertë, ndërsa ky rezultat mund të ishte edhe më i thellë në rast se futbollistët vendas do të shfrytëzonin rastet e krijuara para portës së mysafirëve.
Trajneri spanjoll sonte vendosi që të nis ndeshjen me Anhel Di Marian që zuri vendin e Kilian Mbape, dhe nuk kishte gabuar pasi pikërisht argjentinasi shënoi dy golat e parë të këtij takimi, ndërsa gjithashtu asistoi edhe në golin e tretë të shënuar nga ana e Edinson Kavanit. Për sulmuesin uruguaian ishte ky goli numër 156 me fanellën e PSZH-së, duke u barazuar kështu me suedezin, Zlatan Ibrahimoviç, si golashënuesi më i mirë në historikun e skuadrës nga kryeqendra franceze.
Blerja më e shtrenjë në historinë e futbollit europian, Nejmar shënoi 4 gola rresht, për rezultat 7:0, ndërkohë rezultatin përfundimtarë PSZH 8, Dizhon 0 e vendosi rezervisti, Kilian Mbape.
Falë kësaj fitore PSZH arriti në kuotën e 56 pikëve, 11 më shumë se Lioni i vendit të dytë, ndërkohë Dizhon me 25 pikë të tubuara renditet në pozitën e 11-të.