Rabotniçki gjatë ditës së djeshme edhe zyrtarisht prezantoi 4 përforcimet e reja për stinorin pranveror, në mesin e të cilëve ishin edhe dy futbollistët shqiptarë, Bujamin Asani dhe Gëzim Krasniqi, njofton “infOSport.mk”.
Bëhet fjalë për dy super futbollistë, me të cilët “romantikët” besojnë se kanë përforcuar ndjeshëm repartin e mbrojtjes.
I kënaqur me angazhimin e tyre ka mbetur edhe trajneri, Goran Stanovski, i cili beson se që të dy do të ngrisin kualitetin në skuadër.
“Bëhet fjalë për dy futbollistë me përvojë të madhe, të cilët pres që të ngrisin kualitetin në skuadër. Bujamin Asani shumë vite ishte pjesë e Ligës sonë dhe të gjithë dime kualitetet e tij. Krasniqi pas vetes ka shumë ndeshje në Shqipëri dhe pres që ai të sjellë një siguri të madhe në mbrojtjen tonë” – u shpreh enkas për “infOSport.mk” trajneri i “romantikëve”, Goran Stankovski.
Rabotniçki në këtë afat kalimtarë përveç kësaj dyshe të futbollistëve shqiptarë, ka angazhuar edhe mesfushorin polivalent të Pobedës, Nikola Sharkoski si dhe serbin, Igor Krmar.