SHGSK vlerëson më të mirët, jep mirënjohje edhe për gazetarët nga Maqedonia (VIDEO)

Shoqata e gazetarëve sportiv të Kosovës tanimë për të tretin vit me rradhë ka organizuar ceremoninë “Ali Shala” për zgjedhjen e gazetarëve sportivë më të mirë për vitin 2017. Në një organizim të vlerësuar lartë publikisht nga pjesëmarrësit, morrën pjesë mbi 150 personalitete nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia. Ceremoninë e nderuan me prezencën e tyre, kampionia olimpike në xhudo Majlinda Kelmendi, trajneri i saj Driton Kuka, presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës Besim Hasani, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, gazetarë të njohur nga të gjitha trevat shqiptare, drejtues sportivë të shumë federatave, trajnerë, gjyqtarë e shumë të tjerë. Televizioni Klan Kosova dominoi mbrëmjen, pasi fituan dy çmimet kryesore, me gazetarin Naim Selmani që mori çmimin “Kronika më e mirë”, ndërsa kameramani Alban Bellopoja u vlerësua për “Xhirimin më të mirë”. “Fotografia e vitit” i takoi Driton Paçaradës, përderisa Arsim Maxhera mori çmimin e “Shkrimit më të mirë”.

“Është nder për mua me fitu këtë çmim nga njerëzit që kanë kontribuar shumë për sportin. Unë vetëm po shpresojë që në vitin 2018 të paktën nuk kemi me raportu për kushtet e vështira të sportistëve në përgjithsi në sportin e Kosovës, por shpresojë kanë me pasur kushte dukshme më të mira se tash. Çmimin realisht ia dedikojë vajzës time të vogël, e cila është motivi jem për punë”, 

Në këtë ceremoni morën pjesë figura të njohura të sportit dhe gazetarë sportiv nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia. Organizatorët e eventit, ndan mirënjohje për kontribuesit në gazetarinë sportive në Kosovë, ndërsa me një plaketë u nderuan edhe gazetarët shqiptarë nga Maqedonia. (TV SHENJA) 

 

Leave a Reply