Sevilja dhe Valencia buzëqeshin në ndeshjet e para çerekfinale

Sevilja dhe Valencia kanë shënuar fitore në ndeshjet e para çerekfinale të Kupës së Spanjës, njofton “infOSport.mk”.

Sevilja ka befasur ekipin e Atletiko Madridit në transfertë me rezultatin 1:2, ndërsa me po të njëjtin rezultat Valencia në Mestalja mundi Alavesin.

Pjesa e parë e takimit Atletiko Madrid – Sevilja u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa golin e parë të kësaj sfide e realizuan vendasit me anë të Diego Kostas në minutën e 73-të. Barazimin Sevilja e gjeti 7 minuta më pas, me anë të një autogoli të Mojas, ndërsa për fitoren e skuadrës “andaluziane” u përkujdes Korea me golin e realizuar në minutën e 88-të.

Me rrjeta të paprekura u mbyll edhe pjesa e parë në “Mestalja”, midis Valencias dhe Alavesit, skuadër kjo e cila me anë të Sobrinos në minutën e 66-të kaloi në epërsi, ndërsa për fitoren e Valencias u përkujdesën Guedes (73’) dhe Rodrigo (82’). Rezultatet e ndeshjeve të para lënë gjithçka hapur për ndeshjet e kthimit.

Leave a Reply