Mesfushori i Olimpikut të Marsejës, Dimitri Payet pa dyshim se është një nga futbollistët më të mirë të kampionatit francez. Ai mbrëmë në ndeshjen kampionale ndaj Strazburg bëri një driblim, i cili në fund doli të jetë me pasoja për portierin e Strazburgut.
Payet “theu në bel” portierin Aleksandre Ukixha me driblimin e tij dhe më pas shënoi në rrjetën e zbrazët, ndërsa portieri mysafir u dëmtua, ashtu që ishte i detyruar të dilte nga fusha në minutën e 89-të, pasi e kishte të pamundur të vijonte lojën.
Marsej në këtë ndeshje shënoi fitore me rezultatin 2:0, ndërsa përveç Payet në listën e golashënuesve u regjistrua edhe N’zhie.