Edhe pse ditë më parë mediat britanike shkruanin për një largim të tij nga Mançester Junajtedi, gjërat tashmë qëndrojnë ndryshe dhe thuhet se trajneri portugez, Hoze Murinjo është i gatshëm për të qëndruar në “Old Traford” dhe bashkë me “Djajtë e Kuq” të synojnë tituj sa më shumë.
Mediat britanike thonë se Murinjo është gati të firmosë zgjatjen e kontratës me Junajtedin, sipas së cilës në “Old Traford” do të qëndronte deri në verën e vitit 2021, me mundësi vazhdimi edhe për 12 muaj të tjerë.
Sipas “Telegraph”, janë mbyllur të gjitha detajet e kontratës dhe pritet vetëm zyrtarizimi i saj. Me shumë gjasa firma në kontratë mund të vijë në të njejtën kohë me atë të kilianit Aleksis Sançez, që shihet si një ndër përforcimet më të bujshme.