Mediat “katalunase”: Poçetino dhe Kejn në verë arrijnë bashkë në “Bernabeu”

Zërat për ndryshime drastike te Reali i Madridit vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme, tashmë me një informacion shtesë, se Maurisio Poçetino dhe Hari Kejn do të zëvendësojnë Zinedin Zidane dhe Karim Benzema.

Një informacion të tillë ka bërë të ditur “La Portiera”, një revistë kjo e TV Katalunase, “Beteve”.

Numri një i Realit të Madridit, Florentino Perez pëlqen këtë dyshe dhe thuhet se Poçetino dhe Kejn shihen si zëvendësuesit ideal të Zidane dhe Benzema në fund të sezonit aktual.

Ndërkohë më herët gjatë ditës së sotme “Marca” kishte shkruar se Hari Kejn është një mundësi rezervë për sulmin e “madrilenëve”, në rast se Perez nuk arrinë të marrë ndonjërin prej tre emrave, si: Robert Levandovski, Eden Hazard dhe Nejmar.

 

Leave a Reply