Cikalleshi “dopietë” ndaj Beshiktash, mund i vetëm kampionët e Turqisë (VIDEO)

Sokol Cikalleshi ka shkëlqyer në takimin e kthimit të 1/8 së finales të Kupës së Turqisë, duke mundur i vetëm kampionët e Beshiktashit, njofton “infOSport.mk”.

Reprezentuesi shqiptarë shënoi të dy golat në fitoren 2:1 të Osmanlispor,  mirëpo edhe përkundër këtij triumfi Osmanlispor nuk arriti të vazhdojë garat për më tutje. Skuadra e Cikalleshit në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Vodafone Arena”, kishte pësuar disfatë me rezultatin 1:4.

Të tre golat në takimin e sotshëm u shënuan në 7 minutat e fundit të takimit, me Pektemek i cili në minutën e 83-të kaloi në epërsi Beshiktashin, që më pas sulmuesi shqiptarë në interval kohor prej vetëm dy minutash të shënojë dy gola në rrjetën e Zengin. Golin e dytë Cikalleshi e realizoi nga pika e bardhë.

GOLI I PARË I SOKOL CIKALLESHIT

GOLI I DYTË I SOKOL CIKALLESHIT

 

 

Leave a Reply