Ekspedita e Vardarit mëngjesin e sotëm është nisur drejt Antalias, ku kampionët në fuqi të vendit do të zhvillojnë fazën kryesore para startit të stinorit pranveror në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.
Futbollistët e Vardarit në Turqi do qëndrojnë për tre javë me rradhë, ku përveç stërvitjeve do të zhvillojnë edhe 6 ndeshje miqësore, përmes të cilave trajneri Çedomir Janevski do të mundohet të nxjerrë më të mirën nga futbollistët e tij, tek të cilët do të llogarisë më pas për ndeshjet kampionale.
Në mesditë Vardari pritet të vendoset në bazën e saj në hotelin “Kaja Palaco”, ndërsa gjithashtu gjatë ditës së sotme skuadra do të zhvillojë edhe stërvitjen e parë në tokën turke.
Në Antalia Vardari do të qëndrojë deri me datë 05 shkurt, ndërsa ndeshjen e parë miqësore “kuqezinjtë” do ta zhvillojnë me 20 janar kundër skuadrës së Pahtakor nga Uzbekistani.
Më poshtë keni edhe orarin e ndeshjeve kontrolluese të Vardarit në Antalia:
Ndeshjet në Antalia | Data | |
Vardari | 20.01. | Pahtakor (Uzbekistan) |
Vardari | 23.01. | Beroe (Bullgari) |
Vardari | 27.01. | Çernomorec Odesa (Ukrainë) |
Vardari | 31.01. | Zaglebje Lubin (Poloni) |
Vardari | 03.02. | Slovaçko (Çeki) |
Vardari | 04.02. | Dukla Praga (Çeki) |