FC Shkupi të enjten në lagjen e Gjorçe Petrovit do të zhvillojë ndeshje kontrolluese ndaj Dritës së Gjilanit, skuadër kjo që garon në Superligën e Kosovës, njofton “infOSport.mk”. Do të jetë ky testi i parë më serioz për të besuarit e trajnerit, Ardian Nuhiu në vitin 2018-të, pas asaj ndeshje kontrolluese që skuadra “bardhekaltër
zhvilloi ndaj ekipit të të rinjëve dy ditë më parë.
Në ndeshjen e së dielës te ekipi nga Çairi debutimin e tyre bënë edhe dyshja që erdhi nga rradhët e Pelisterit, Bllagoja Ljamçevski – Bazhe Ilijoski, ndërsa munguan Rron Broja dhe Stefan Vujç. Ky i fundit për shkak dëmtimit që vuan, ende nuk është në gjendje për të zhvilluar ndeshje futbolli, ndërkohë sa i përket përforcimit nga Kosova, Rron Broja, debutimi i tij pritet që të ndodh pikërisht ndaj skuadrës së Dritës së Gjilanit.
Ndeshja midis FC Shkupit dhe Dritës të enjten starton në ora 13:30.