Rabotniçki gjatë ditës së sotme ka prezantuar 4 blerjet e reja të merkatos së janarit. Pjesë e Rabotniçkit gjatë stinorit pranveror, siç kemi paralajmëruar edhe më herët do të jenë Bujamin Asani, Gëzim Krasniqi, Igor Krmar dhe Nikola Sharkoski. Përveç tyre klubi nga Debar Maalo përmes faqes zyrtare njoftoi se kontratë profesionale ka nënshkruar edhe me futbollistin e ri, Andrej Lazarov.
Bujamin Asani te Rabotniçki erdhi nga rradhët e UTA Arad, ndërsa me Rabotniçkin nënshkroi kontratë dy vjeçare. Ai do të luaj në krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa në krahun e djathtë “romantikët” angazhuan serbin Igor Krmar, i cili vje nga rradhët e Sloboda Uzhice. Futbollisti serb ka nënshkruar kontratë dy vjeçare.
Për dallim nga Krmar, futbollisti shqiptarë që vjen nga rradhët e Partizanit të Tiranës, Gëzim Krasniqi nënshkroi kontratë një vjeçare, teksa kontratë më të gjatë ka nënshkruar mesfushori polivalent, Nikola Sharkoski.
Ish futbollisti i Pobedës me ekipin shkupjan nënshkroi kontratë tre vjeçare. Ndërkohë sa i përket të riut Andrej Lazarov, ai me Rabotniçkin është lidhur për një kontratë katër vjeçare.