Partizani i Tiranës gjatë ditës së djeshme zhvilloi edhe takimin e dytë kontrollues në kuadër të fazës së përgatitjeve për stinorin pranveror në Superligën shqiptare, njofton “infOSport.mk”. Kundërshtarë i të “kuqve” nga kryeqendra shqiptare ishte skuadra e Pakhtakor Tashkent nga Uzbekistani, ndaj të cilëve skuadra e trajnerit Sulejman Starova pësoi disfatë me rezultatin 1:3.
Fillimi i ndeshjes nuk paralajmëroi një gjë të tillë, pasi ishte pikërisht Partizani që avansoi me golin e talentit shkupjan, Jasir Asani, vetëm pas 12 minutave lojë. Mirëpo ishte kjo e tëra që bënë futbollistët e ekipit shqiptarë në këtë përballje, sa u përket golave të shënuar, pasi në vijim ishim uzbekët që shënuan tre gola, dy prej të cilëve që në pjesën e parë, kur arritën të përmbysin epërsinë e Partizanit. Te kjo e fundit, përveç Asanit si titullarë luajti edhe strugani Egzon Belica, që po provohet nga ana e trajnerit, Starova, ndërkohë gjatë pjesës së dytë, besimin e këtij të fundit e morri edhe kumanovari, Alban Sulejmani.