Një ngjarje e pazakontë ndodhi mbrëmë në ndeshjen midis Nnant dhe PSZH, në të cilën përveç fitores së skuadrës parisiene, një hapësirë të madhe në mediat europiane morri edhe gjesti dhe vendimi i arbitrit kryesor, Toni Shapron.
I njëjti i nevrikosur nga një ndërhyrje e pavullnetshme e futbollistit vendas, Diego Karlos, tentoi ta rrëzonte atë, ndërsa pasi një gjë të tillë nuk arriti, ai më vonë ndëshkoi të njëjtin me kartonin e dytë të verdhë, duke e larguar nga ndeshja.
Mirëpo një gjest i tillë i arbitrit 45-vjeçar, për të cilin është ky sezoni i fundit që po referon në futbollin francez, do ti kushtojë atij, pasi Federata Franceze e futbollit e ka dënuar atë deri në një njoftim të dytë.
Ndryshe ndeshja midis Nant dhe PSZH u mbyll me fitore minimale 0:1 të skuadrës mysafire, pas atij goli të shënuar nga ana e argjentinasit, Anhel Di Maria.