Skënderbeu vetëm barazim ndaj Vitorul të George Haxhi

Skuadra kryesuese në Superligën shqiptare, Skënderbeu sot ka Zhvilluar edhe ndeshjen e tretë kontrolluese në kuadër të fazës përgatitore që kjo skuadër po e zhvillon në Antalia të Turqisë, njofton “infOSport.mk”.

Pas disfatave nga Bursaspor (3:0) dhe Beshiktash (3:2), sot të përzgjedhurit e trajnerit Ilir Daja barazuan 1:1 ndaj skuadrës rumune të Vitorul, që udhëhiqet nga legjenda e këtij vendi, George Haxhi.

Ishte Skënderbeu skuadra që shënoi e para në këtë ndeshje, edhe atë me një gol të shënuar nga sulmuesi Xhejms një minutë para fundit të pjesës së parë, kur Ilir Daja në fushë kishte zbritur me formacionin më të mirë.

Në pjesën e dytë trajneri i korçarëve vendosi që të ju jep rastin edhe futbollistëve tjerë nga bankina, njëjtë sikurse edhe George Haxhi, me ç’rast tempoja e lojës ra, ndërsa rumunët u treguan më të shkathët duke gjetur hapësirën e duhur në një rast në prapavijën e korçarëve dhe duke barazuar rezultatin.

Skënderbeu do të vijojë përgatitjet në Antalia, ku me datë 18 janar e pret edhe dueli i fundit kundër skuadrës së Aktobe nga Kazakistani.

Leave a Reply