Me golin e shënuar ndaj Real Sociedad, super ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka thyer rekordin e Gerd Myler të vendosur 39 vite më parë. Goli i shënuar në fitoren 4:2 ndaj Real Sociedadit ishte i 366-ti i shënuar në kuadër të një kampionati nga 5 kampionatet më të mira në Europë, Spanjë, Itali, Francë, Angli dhe Gjermani, duke tejkaluar në këtë mënyrë gjermanin Gerd Myler, i cili me fanellën e Bajernit të Munihut kishte shënuar 365 gola.
Sulmuesi argjentinas shënoi golin e fundit në fitoren 2:4 të Barcelonës në transfertë ndaj Real Sociedadit, duke ndihmuar skuadrën e tij që të shënojë edhe fitoren e 16-të në 19-të javë kampionat.
Messi shifrën prej 366 golave e arriti në 401 ndeshje me fanellën e Barcelonës, teksa gjermani Myler shifrën e 365 golave e kishte arritur në gjithsej 427 ndeshje.