Mançester Junajtedi ka regjistruar një fitore komode 3:0 ndaj Stouk Sitit në ndeshjen e zhvilluar para tifozëve të vetë në “Old Traford”. Ishte kjo njëherit ndeshja e fundit e javës së 23-të në Premierligë, me të cilën fitore “Djajtë e Kuq” u veçuan të vetëm në pozitën e dytë, menjëherë pas Mançester Sitit.
Ndeshja u zhvillua në ritmin e një shiu të dendur që përcolli futbollistët në fushë për gjatë 90-të minutave, ndërsa si duket kushtet e këtilla klimatike më shumë u shkuan për shtati të besuarve të trajnerit Murinjo që shënuan tre herë në rrjetën e mysafirëve, me autorë, Antonio Valencia (9’), Antoni Marsial (38’) dhe Romelo Lukaku (72’).
Për Junajtedin ishte kjo fitorja e 15-të këtë edicion në Premierligë, me ç’rast kjo skuadër tashmë numëron 50 pikë, 12 më pak se lideri aktual Mançester Siti. Në anën tjetër Stouk Siti edhe me trajnerin e ri Poll Lambert vazhdoi serinë negative, duke u pozicionuar në ato pozita të ftohta që dërgojnë skuadrën një rang të garave më poshtë.