Përfaqësuesja e Maqedonisë në hendboll nuk ka të ndalur. Pas Sllovenisë, fitoi edhe Malin e Zi me rezultat 29:28 në ndeshjen e vlefshme të grupeve në Kampionatit Evropian që po zhvillohet në Kroaci.
Më meritorët e fitores së Maqedonisë ishin Kuzmanovski me 5 gola të shënuar dhe Lazarov me Mirkullovskin që realizuan nga katër, ndërsa në radhët e Malit të Zi shkëlqeu Çavor me 6 gola.
Përfaqësuesja e vendit ndeshjen e radhës dhe të fundit në grupe do ta luajë të mërkurën ndaj Gjermanisë, me këta të fundit që sonte u ndalen me barazim 25:25 me Slloveninë. Ndërkohë në ndeshjet tjera të luajtura sonte, Spanja fitoi Hungarinë me rezultat 27:25, ndërsa Danimarka u mposht nga Çekia me shifrat 28:27.