Vëllazërimi i Kërçovës për nesër ka paraparë të nis përgatitjet për sezonin e ri futbollistik në Ligën e Dytë – Perëndim, ndërkohë para startit të tyre drejtuesit e klubit janë duke punuar në afrimet e reja.
Siç mëson “infOSport.mk”, Vëllazërimi i Kërçovës ka arritur marrëveshje me futbollistin e talentuar shkupjan, Gëzim Bakijevskin, që deri më tani ka luajtur me ekipin e Metalurgut (viti 2001), si dhe me futbollistin kumanovar të EuroMilkut, Gentian Bislimi, që njëherit është edhe pjesë e Akademisë së FFM-së.
Rikujtojmë pjesë e Vëllazërimit në stinorin pranveror do të jetë sërish Ardit Zeqiri, futbollisti tetovar i cili së fundmi ishte pjesë e Dritës së Bogovinës, ndërsa në grumbullimin e parë të paraparë për nesër, drejtuesit e skuadrës kërçovare kanë paralajmëruar edhe disa përforcime të tjera.