Useini: Flamurtari po të konkurronte në Maqedoni, do rivalizonte me Shkëndijën dhe Vardarin për titull

Muhamed Useini pa dyshim se ka qenë një ndër goditjet më të qëlluara të bëra nga ana e trajnerit, Shpëtim Duro në fillim të sezonit aktual, kur vendosi që ta merrte Metin nga radhët e Renovës. Ai u ambientua shumë mirë te skuadra vlonjate, duke përfituar shumë shpejtë një vend titullari si dhe zemrat e tifozëve për shkak karakterit të tij luftarak.

Mesfushori tetovar aktualisht me skuadrën e tij ndodhet në Antalia të Turqisë, ku po zhvillojnë fazën kryesore të përgatitjeve për sezonin pranveror në Superligën shqiptare, ku aktualisht Flamurtari mban pozitën e dytë menjëherë pas Skënderbeut.

Meti në një prononcim për “infOSport.mk” nuk deshi të flas për kampionatin shqiptarë dhe gjasat e tyre për titullin e kampionit, mirëpo është i sigurtë se skuadra e tij po të garonte në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë do të konkurronte për titullin e kampionit, së bashku edhe me dy skuadrat udhëheqëse, Shkëndijën dhe Vardarin.

“Kemi super skuadër, besoj që me këtë ekip sigurtë do ishim lartë në Maqedoni, në Top3 me Shkëndijën  dhe Vardarin”- u shpreh fillimisht enkas për “infOSport.mk”, Mmuhamed Useini, i cili edhe pse luan larg vendlindjes së tij, tha se ndjehet sikur në shtëpi dhe se për një gjë të tillë ka kontribuar numri i madh i futbollistëve që kanë luajtur në futbollin tonë vendor.

Leave a Reply