Tri skijatore italiane kanë shkruar historinë, duke kompletuar podiumin në garën e zbritjes së lirë të vlefshme për Kupën e Botës për SKI që u zhvillua sot në pistën austriake të Bad Kleinkirçeimit. Sofia Goxhia doli fituese e garës, pasi ishte më e shpejta me kohën 1 minutë e 4 sekonda, ndërsa pas saj u ndal Federika Brinjone dhe Nadia Fançini.
Në këtë garë mori pjesë edhe amerikanja Lindsi Von e cila përfundoi në vendin e 27-të. Për sa i përket renditjes së përgjithshme të Kupës së Botës për femra në ski, ajo komandohet nga skiatorja amerikane Mikaela Shiffrin, që qëndron në kuotën e 1381 pikëve, ndërsa pas saj vjen zviceranja Vendi Holdner dhe sllovakja Petra Vlhova.