Ersin Fetahi edhe gjatë stinorit pranveror të do të jetë pjesë e KG Gostivarit, njofton “infOSport.mk”. Futbollisti 21-vjeçar i cili është në pronësi të Shkëndijës, në këtë mënyrë do të vazhdojë të luaj sërish me ekipin e njëjtë, ku edhe kaloi 6 muajt e fundit.
Ai në stinorin vjeshtor ishte njëri ndër futbollistët më standard te skuadra e Gostivarit, duke i zhvilluar të gjitha 14 ndeshjet dhe duke shënuar një gol në përballjen ndaj Teteksit.
Rikujtojmë Fetahi me Shkëndijën ka kontratë deri me 30 qershor të vitit 2019-të.