Futbollistët e Pobedës kanë vazhduar me përgatitjet e tyre në prag të sezonit pranveror, ndërsa trajneri i skuadrës nga Prilepi, Slavoljub Babunja, nga sot ka vendosur që skuadra e tij të ketë nga dy stërvitje në ditë, njofton “infOSport.mk”.
E gjithë kjo, që futbollistët sa më të përgatitur dhe më në formë të presin stinorin pranveror, ku Pobeda do të duhet të luftojë për mbijetesë, kjo edhe për faktin se këtë skuadër gjatë afatit kalimtarë të dimrit e kanë braktisur disa nga futbollistët standard.
Ata Babunja do të mundohet ti zëvendësojë me futbollistë të rinj nga shkolla e futbollit, ndërsa që të ketë një pasqyrë sa më të mirë për kualitetet e tyre, strategu malazez ka vendosur që një gjë të tillë të bëjë përmes ndeshjeve kontrolluese.
Plotë 6 ndeshje ka caktuar skuadra e tij për të zhvilluar në këtë fazë përgatitore, edhe atë duke filluar që nga ndeshja e 16 janarit kundër Shkëndijës së Tetovës, transmeton “infOSport.mk”.
Pas 8 ditëve pason ndeshja kundër skuadrës tjetër tetovare të Renovës, ndërkohë me datat 28 dhe 31 janar Pobeda do të luaj ndaj skuadrave serbe të Maçva, gjegjësisht Javor.
Dy ndeshjet e fundit skuadra nga Prilepi do ti zhvillojë gjatë muajit shkurt, edhe atë ndaj skuadrave nga Liga e Dytë, Makedonija Gjorçe Petrov (3 shkurt) dhe Osogovo (7 shkurt), ndeshje kjo që njëherit do të jetë edhe prova gjenerale para startit të ndeshjeve kampionale, kur Pobeda si nikoqir do të përballet me Pelisterin.