Lukas arriti në Tetovë, por jo edhe Fernando Silva!

Gjatë ditës së sotme në Tetovë ka arritur braziliani i Renovës, Lukas Markos, i cili ishte në pushime pranë familjes së tij në Brazil, njofton “infOSport.mk”.

Ai pritet që gjatë ditës së nesërme ti bashkohet skuadrës në stërvitje dhe të vihet nën urdhërat e trajnerit Vlatko Kostov.

Lukas ka qëndruar më gjatë se të tjerët në pushim, mirëpo kjo është bërë me leje të drejtuesve të klubit. Bashkë me të gjatë dotës së sotme për në Tetovë duheshe të udhëtojë edhe përforcimi i paralajmëruar, Fernando Silva, mirëpo i njëjti nuk kishte ardhur.

Burime të “infOSport.mk” bëjnë me dije se i njëjti në Tetovë do të arrijë të martën, ndërsa që nga e mërkura pritet ti  bashkohet skuadrës së tij të re.

Tanimë ish futbollisti i Pelisterit ka pranuar kushtet e ofruara nga Renova, me të cilën skuadër ka nënshkruar kontratë një vjeçare.

Rikujtojmë kontrata të njëjta me “gjipspunuesit”  nënshkruajtën edhe mbrojtësi, Darko Stojanov dhe sulmuesi, Dejan Cvetanoski.

Leave a Reply