Me ardhjen e Gëzim Krasniqit në Shkup që pritet ditëve në vijim të prezantohet edhe si futbollisti më i ri i Rabotniçkit, është hapur një dilemë rreth fanellës numër pesë që kush do ta bartë te kjo skuadër gjatë gjysmësezonit të dytë në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë.
Aktualisht te Rabotniçki fanella me numër pesë i është dhënë pikërisht shqiptatarit tjetër nga Kumanova, Nehar Sadikit, ndërsa Krasniqi ka luajtur gjithashtu me këtë numër te Partizani dhe si duket e ka të preferuar pasi ka datën e lindjes me 5 janar.
I ngacmuar nga gazetari “InfOSport.mk” për këtë çështje, Krasniqi i është përgjigjur “Besojë që do e rregullojmë së bashku me Sadikin (qesh)”, ndërsa nga ana tjetër edhe drejtuesit e “Romantikëve” kanë preferuar që të dy futbollistët ta rregullojnë ndërmjet veti punën e fanellës dhe se për ta më e rëndësishme do të jetë aktiviteti i tyre në fushën e gjelbërt./InfOSport.mk