FC Shkupi me drejtuesit e rinj në krye po punon në mënyrë shumë profesionale. Përveç vendosjes së personave adekuat në organet udhëheqëse financiare si dhe pjesën teknike, kjo skuadër tashmë ka edhe skautë të saj, të cilët mundohen të zgjedhin më të mirën nga jashtë, për t’ia servuar klubit nga Çairi, njofton “infOSport.mk”.
Aktualisht FC Shkupi ka skautë të saj në Brazil dhe Afrikë, ku jozyrtarisht “infOSport.mk” mëson se ka gjasa që ndonjë prej futbollistëve nga ky kontinent ti bashkëngjitet skuadrës “bardhekaltër” në përgatitjet në Antalia të Turqisë në prova.
Mbetet të shihet nëse një gjë e tillë do të ndodh dhe se skautët e vendosur nga ana e drejtuesve të rinj të FC Shkupit do të veprojnë që tani në merkaton e janarit, apo ndoshta me shumë vëmendje do të përcjellin ndonjë talent nga këto dy kontinente, për të sjellë më pas ata gjatë verës së këtij viti, kur “bardhekaltërit” do të bëjnë planin për sezonin 2018/2019.