Sulmuesi i Romës, Stefan El Sharavi po mundohet të bëjë një transferim në Angli. “Rai Sport” pohon se përfaqësues të futbollistit italian ndodhen në Angli, për tu takuar me shefat e disa skuadrave që kanë shfaqur interesim për “Faraonin e vogël”.
25-vjeçari El Sharavi mund të luaj në të dy krahët e sulmit, si dhe në pas sulmuesit. Nëse vjen deri te realizimi i transferimit të tij, do të jetë hera e dytë për të që do të luaj jashtë Italisë, pasi gjatë vitit 2016-të ai veshi fanellën e Monakos në elitën e futbollit francez, mirëpo duke mos arritur që të lë ndonjë përshtypje të madhe.
Që nga fillimi i këtij sezoni, El Sharavi është aktivizuar në gjithsej 24 ndeshje me fanellën e Romës, duke regjistruar 6 gola dhe 7 asistime.