Edhe pse ende jemi në merkaton e dimrit, nga tabori i Realit të Madridit që tani janë duke menduar për merkaton e verës, ku pritet që “mbretërit” të bëjnë shumë ndryshime në formacionin e tyre.
Me shumë gjasa Karim Benzema do të jetë një prej futbollistëve që do të largohet nga “Bernabeu” dhe vendin e tij thuhet se do të zënë Mauro Ikardi i Interit, teksa po mendohet edhe në pistën Ronaldo, Nejmar, me këtë të fundit që do të zbarkonte në Madrid.
Sipas radios “Cadena Ser”, presidenti Florentino Perez është gati të vërë në peshore Kristiano Ronaldon dhe një shumë parash për të marrë yllin brazilian të PSZH-së, Nejmar. Për të realizuar këtë ëndërr, Reali është gati të sakrifikojë Ronaldon, një ndër futbollistët më të mirë që ndonjëherë ka luajtur te Reali i Madridit.
Ronaldo – Nejmar përballjen e tyre të parë jashtë Spanjës në gara ekipore do ta kenë me 14 shkurt, kur me skuadrat e tyre do të përballen në kuadër të Ligës së Kampionëve Europian.