Ardit Zeqiri sërish bashkë me Vëllazërimin e Kërçovës

Ardit Zeqiri do ti bashkohet sërish Vëllazërimit të Kërçovës, pjesë e së cilës ishte edhe gjatë vitit 2016-të, njofton “infOSport.mk”.  Futbollisti tetovar së fundmi ishte pjesë e Dritës së Bogovinës, ndërsa gjatë ditës së hënë pritet që të prezantohet nga ana drejtuesve të skuadrës kërçovare.

Ai në vitin 2016-të luajti një gjysëm sezon me skuadrën e Vëllazërimit, duke qenë një ndër futbollistët më standard te skuadra, që asaj kohe udhëhiqej nga Xhengis Rexhepi.

Ndryshe 20-vjeçari që luan si mesfushor difenziv, hapat e parë me futbollin i bëri te skuadra e Shkëndijës, duke luajtur për grupmoshat e reja, ndërsa beson se me Vëllazërimin do të kenë një gjysëmsezon të suksesshëm dhe se në fund do mbeten në pozitën e parë, aty ku skuadra kërçovare e kishte mbyllur pjesën e parë të sezonit 2017/2018.

Leave a Reply