Mesfushori i talentuar i Shkëndijës, Arbin Zejnullai gjatë një stërvitjeje rutinë ka pësuar frakturë të kockës metatarsale të 5-të të shputës së majtë.
18 vjeçarit menjëherë i është futur këmba në gjips, të cilin duhet ta mbajë katër javët e ardhshme pas çka kontrollet e reja do të tregojnë nëse rikuperimi ka shkuar si duhet.
Duke llogaritur pauzën e detyrueshme, Zejnullai është kthyer në Tetovë pasi të paktën një muaj nuk do të mund të stërvitet.