Trajneri i skuadrës së Leverkusenit Hajko Herlish është gjobitur nga Federata e Futbollit të Gjermanisë me 12 mijë euro. Kjo gjobë vjen pas atij simulimi që bërë trajneri Herlish në ndeshjen që skuadra e tij e Leverkusenit e zhvilloi ndaj Borusia Mynhegladbahut.
Një futbollist i Gldbahut i shkoi pranë dhe e preku kur po tentonte të merrte topin për një rivënie anësore. Aq u desh që Herrlish të rrëzohej në tokë sikur e kishte goditur një tren, por pamjet filmike e gozhduan.