Sedat Berisha gjatë ditës së sotme ka debutuar me Vllazninë e Shkodrës, ku trajneri Ernest Gjoka vendosi që të provoj skuadrën e tij me ekipin “B”, njofton “infOSport.mk”.
Mbrojtësi shkupjan e nisi titullar këtë takim, njëjtë sikurse edhe prurjet e reja, Malota dhe Mersini, me të cilët përbënë repartin mbrojtës bashkë edhe me Pjeshkën në të djathtë, ndërsa gjithashtu gjatë pjesës së dytë luajti edhe shkodrani i ardhur nga Partizani, Xhevahir Sukaj.
Ky i fundit shënoi një gol nga pika e bardhë në minutën e 50-të, në fitoren 7:1 të ekipit të parë të Vllaznisë, ndaj ekipit të dytë, ku përveç Sukajt, në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Ribaj (11’, 29’), Bardulla (22’), Kalaja (41’), , Marku (71’) dhe Lika (80’), që gjithashtu shënoi nga pika e bardhë, ndërsa golin e vetëm për ekipin “B” të Vllaznisë e realizoi Hysenaj (63’).
Trajneri Ernest Gjoka në këtë ndeshje aktivizoi të gjithë futbollistët që kishte në dispozicion, ndërsa me siguri se ka mbetur i kënaqur nga angazhimi i tyre.